Vrau gruan në sy të fëmijëve, burri i çorientuar në Gjykatë: Vjehrri më tha… (VIDEO)
Asnjë familjar nuk ka qenë i pranishëm në seancën gjyqësore ndaj Lulzim Cukut, i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes, nënës së tre fëmijëve të tyre, pak ditë më parë. Për të Gjykata e Durrësit dha masën e sigurisë ”arrest me burg”. Ai mbërriti në gjykatë në kushte të rënda psikologjike dhe tejet i çorientuar. Nuk u përgjigjet dot as pyetjeve të gjyqtarit.
Lulzim Çuku vrau të shtunën në darkë bashkëshorten e tij, Manjola Çuku për shkaqe xhelozie. Pranë trupit të viktimës policia gjeti tre fëmijët e saj të mitur. Manjola rezultonte me urdhër-mbrojtje nga gjykata e Durrrësit, pasi ishte dhunuar edhe herë të tjerë nga bashkëshorti.
Vajza e tyre ishte dëshmitare e ngjarjes dhe i ka komunikuar prokurores se babai i saj e tërhoqi nga banja deri te dera, ndërkohë që ajo ishte e mbytur në gjak. Ajo thotë se u zgjua natën e 2 shkurtit për shkak të të qarave të së motrës, ndërkohë ka dëshmuar se Lulzim Cuku e rrihte vazhdimisht Majlinda Cukun.
Më herët, ai është shprehur se kishte dyshime se gruaja e tradhtonte dhe në debat e sipër ka marrë thikën dhe e ka qëlluar për vdekje. ”Më dukej se më tradhtonte. Nuk kisha ndonjë informacion të veçantë por meqenëse ikja shpesh në Greqi mendoja se gjatë kohës që mungoja në shtëpi ajo më tradhtonte”. Ai ka rrëfyer se kishte disa ditë që ishte kthyer në shtëpi pasi kishte qenë në Greqi ku edhe punonte. Para ngjarjes tragjike kishin qenë të gjithë si familje për në Peshkopi ku ishin takuar me njerëzit e tyre.