Vrau mjekun në Shkodër, vetëdorëzohet autori Dritan Ymeri

Pas  kontrollove të shumta të kryera nga forcat policore,  pamundësisë për tu larguar  falë masave të marra nga Policia e Shkodrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare  dhe Drejtoritë Vendore të tjera të Policisë , si dhe pas  negociatave  të pandërprera me familjarët,  është  vetdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër,  autor i vrasjes së  shtetasit I. A., ngjarje e ndodhur  më datë 01.07.2017, shtetasi Dritan Ymeri, 29 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “Perash” të qytetit Shkodër.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër , ndaj këtij shtetasi , ka caktuar masën e sigurisë ” Arrest në burg” për veprën penale “Vrasje me dashje”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”,  parashikuar nga nenet 76 e 278  të Kodit Penal.

Materialet proçeduriale shtesë në ngarkim të tij  do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?