Vrau oficerin e forcave speciale, ekspertiza ‘fundos’ David Qosjen

Është zbardhur akt-ekspertiza psiko-ligjore për 31-vjeçarin David Qosja, i cili ekzekutoi me armë policin e FNSH, Ardian Kodra, një vit më parë në Torovicë të Lezhës.

Rezultatet e ekspertizës hedhin poshtë pretendimet e autorit David Qosja se ka probleme mendore.

Pas ngjarjes së rëndë, Prokuroria kërkoi dënimin me burg përjetë për autorin e vrasjes së efektivit, por ky i fundit pretendoi se kishte probleme mendore.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është i përgjegjshëm, nuk vuan nga çrregullimet mendore”, thuhet në ekspertizë. Në këtë mënyrë, hapet rruga për dënimin me burg të përjetshëm për shtetasin David Qosja, i cili tronditi Lezhën dhe radhët e policisë, më 2 shtator 2016.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?