Vrau për kushuririn, arrestohet 24-vjeçari që qëlloi për vdekje moshatarin dhe 3 bashkëpunëtorët/ Ja emrat

Mbrëmjen e së hënës, rreth orës 23.30 në rrugën ” Gjin Bue Shpata”, një sherr mes një riu dhe një grupi moshatarësh të tij ka përfunduar me vdekjen e të parit, 22-vjeçarit me iniciale Marzi Mihali.

Policia arrestoi 24-vjeçarin Eugen Bitraj, banues në Tiranë si autor të krimit si dhe 3 shtetas të tjerë bashkëpunëtorë në krim: Dejvi Bitraj,19 vjeç, banues në Tiranë, Kridens Alla,19 vjeç, banues Tiranë dhe Marsel Alla, 23 vjeç, banues Tiranë.

Si ndodhi ngjarja

Swiss Digital Desktop Reklama

Viktima ishte grindur për motive të dobëta , siç njoftoi Policia, me 19-vjeçarin D.B. Në ndihmë të D.B, ka ardhur kushëriri i tij,  E. B. së bashku me dy shokë, K. A. dhe M.A.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë konfliktit, E.B. ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur shtetasin M. M., i cili për pasojë ka gjetur vdekjen në spital.

Si rezultat i reagimit të shpejtë e profesionl të shërbimeve të policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë është bërë e mundur zbardhja në kohë reale e ngjarjes, kapja dhe shoqërimi i gjithë personave të përfshirë në konflikt.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi si autor i ngjarjes i shtetasit: Eugen Bitraj, 24 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe janë arrestuar si bashkëpunëtorë në krim shtetasit: Dejvi Bitraj,19 vjeç, banues në Tiranë, Kridens Alla,19 vjeç, banues Tiranë dhe Marsel Alla, 23 vjeç, banues Tiranë.

Materialet u referuan në Prokurori, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprën penale të “Vrasjes me Dashje e kryer në bashkëpunim “ parashikuar nga nenet 76 dhe 25 e Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?