Vrau shqiptarin, pensionisti italian: Idiot, kush thotë se duhet të qëlloja në ajër

 

Francesco Sicignano, pensionisti italian që vrau 22-vjeçarin shqiptar, Gjergj Gjoni, ka shpërthyer i zemëruar në reagimin e tij.  Sicignano ka deklaruar se kush mendonte se ai duhej të kishte qëlluar në ajër, ishte një idiot.

“Nuk dua të flas në televizion për këtë histori, sepse ju gjithmonë bëni thashetheme. Po flas në kundërshtim me këshillën e avokatit tim”, – tha pensionisti.

“Kush thotë se duhet të kisha qëlluar në ajër, është idiot”,- vijoi ai.

Teksa ka thënë edhe problemet që i kanë ardhur në familje pas kësaj ngjarje të rëndë.

-“Gruaja ime merr ilaçe gjumi, unë fle pak dhe nuk fle natën. Fle vetëm kur është ditë dhe do të jetoj edhe sa kohë të ma lejojë këtë gjë fiziku. Vajza ime u pushua nga puna sepse nuk fle mjaftueshëm. Kjo nuk duhet të kishte ndodhur”, – tha ai për “Canale 5”.

Mediat italiane shkruajnë se banorët e Vaprios në Itali dëshmojnë se pensionisti italian njihej me shqiptarin, Gjergj Gjoni.

“Për mua do të ishte shumë më mirë që të kishte mbijetuar. Kur thirra ambulancën, ai merrte ende frymë. Por, mos më fajësoni mua ishte faji i atij, sepse nuk duhet të hynte në shtëpinë e tjetrit natën”, – përfundoi ai.

Policia italiane ka ngritur edhe dy pista hetimi për ngjarjen.

 E para, shqiptari të jetë vrarë që kur po ngjiste shkallët jashtë shtëpisë, çka përforcon dyshimin se mund të ketë qenë vrasje me paramendim.

E dyta, që ai të jetë vrarë në kuzhinën e pensionistit. Mirëpo nuk ka asnjë provë që dera e jashtme e shtëpisë të jetë hapur me dhunë.

SHKARKO APP