Vrau të bijën në Shqipëri, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq palestinezin: Rrezikon burg përjetë

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasin palestinez, Fadi Alwan, i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij, Rayyan Alwai, 22 vjeç.

Ai do të gjykohet për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese”, vepër që parashikon dënimin me burgim të përjetshëm.

Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se Fadi Alwan, në shkurt 2025, në një apartament në rrugën “Gjon Muzaka”, ka vrarë me thikë vajzën e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Personi i fundit që ka komunikuar me viktimën ka qenë i dashuri i saj libanez, të cilin e ka njohur në Gjermani. Mësohet se ai punonte në një supermarket në Gjermani pranë restorantit ku punonte Rayan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në komunikimet në WhatsApp, i dashuri i 24-vjeçares shprehet i shqetësuar se pse ajo nuk i kthen përgjigje, ndërsa Rayyan i kërkon që të kujdeset për veten.

Biseda e fundit mes tyre është zhvilluar në datën 19 Shkurt, ndërsa pas atij momenti viktima nuk i ka kthyer më përgjigje partnerit të saj.

Trupi i saj i pajetë u gjet në apartamentin në rrugën “Gjon Muzaka” më 27 Shkurt, disa ditë pas krimit, ndërsa babai i saj, i cili fillimisht u raportua se ishte bashkëshorti, u arratis jashtë territorit të Shqipërisë. Hetuesit ende dyshojnë se në planin për të vrarë vajzën të jetë përfshirë edhe nëna e saj, megjithatë për këtë pistë mungojnë ende provat bindëse.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?