Vrau vëllain dhe kunatën, RENEA kap autorin pak orë pas ngjarjes
Arsen (Hamza) Muskurti është arrestuar nga RENEA, pak orë pas krimit të dyfishtë.
Krimi i dyfishtë në Tiranë e ka zanafillën tek një agjenci udhëtimesh, edhe pse pistë e parë mbetet Feja. “Noor Travel” është agjencia që prej vitesh kishte futur sherr dy vëllezërit, gjë që drejtëia e ndau vetëm para pak muajsh.
Në janar të këtij viti, me vendim gjykate, agjencia e udhëtimeve që dërgonte njerëz në vende të lindjes u kalua në emër të personit që mbeti i vrarë sot Dritan (Alban) Muskurti.
Për Arsen (Hamza) Muskurtin, kjo gjë ishte e papranueshme. Dyshja konfliktoheshin çdo ditë, madje në Policinë e Tiranë ka dhe denoncime nga vëllezërit kundër njëri-tjetrit.