Vrau vëllanë dhe kunatën në Tiranë, lihet në burg Arsen Muskurti

Vrau vëllanë dhe kunatën në Tiranë, jepet masa “arrest me burg” për Arsen Muskurtin.

Për autorin është kërkuar masë sigurie 30 ditore për t’i bërë akt ekspertimi për shëndetin mendor sepse që prej vitit 2018 merrte mjekime.

Sipas informacioneve, autori ka bërë 7 kallëzime për konfliktet që kishte me dy viktimat por autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e agjencisë së viktimave dy ditë më parë. Konflikti mbi pronën dyshohet të jetë shkaku që shtyu Arsen Muskurtin që mban edhe emrin Hamza Kastrati të vriste vëllanë dhe kunatën.

Dy vëllezërit dyshohet se janë konfliktuar në ambientet e një lokali në rrugën “Islam Alla”, dhe debati ka degraduar në përdorimin e armës.

Asen Muskurti ka qëlluar për vdekje drejt vëllait 44-vjeçar dhe kunatës Nora Muskurti, ndërsa janë publikuar edhe pamjet e ngjarjes nga kamera e sigurisë.

Dëshmitarë okularë në vendin e ngjarjes kanë qenë shumë banorë të zonës dhe kalimtarë të rastit.

 

SHKARKO APP