Vrau veten me thikë, zbardhet shkaku i tragjedisë në familjen fierake

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier mëngjesine së shtunës ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës.

Sipas të dhënave zyrtare ditën e shtunë rreth orës 08:20, në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, shtetasi Rushti Fejzullai, 93 vjeç, ka goditur veten me thikë në banesën e vajzës së tij duke humbur jetën në vend.

Së fundmi mësohet se 93-vjeçari, babai i pesë fëmijëve, në janar të këtij viti kishte humbur bashkëshorten dhe që nga ajo ngjarje i moshuari kishte shfaqur probleme.

Swiss Digital Desktop Reklama

93 vjeçari prej 4 muajsh jetonte tek e bija, por humbjen e gruas nuk e kishte harruar.
Dyshohet se ngarkesa emocionale e ka çuar drejt vendimit fatal.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ka pritur një çast kur në kuzhinë nuk kish njeri, ka marrë thikën e bukës dhe ka qëlluar veten në qafë.

Askush nuk e ka parë se si ka ndodhur ngjarja. Vetëm disa minuta më pas e bija e ka gjetur të mbuluar me gjak dhe e ka çuar menjëherë në spital por p[lagët e marra kanë qënë fatale për 93-vjeçarin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?