Vret veten gruaja e gjyqtarit të Krimeve të Rënda (VIDEO)
Enkelejda Hallunaj, gruaja e gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj është vetëflijuar mesditën e sotme duke u hedhur nga pallati ku banon në rrugën ”Vaso Pasha”, në zonën e ish-Bllokut. Mësohet se 37-vjeçarja ishte stomatologe pranë ASHR-së dhe vuante nga deprersioni.
Policia e Tiranës bëri me dije se 37-vjeçarja gjeti vdekjen e menjëhershme. “Më datë 02.08.2018, rreth orës 13:16, dyshohet të jetë hedhur nga ballkoni i pallatit, shtetasja E.H, rreth 37-vjeçe, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”,-njoftoi policia.
Ngjarja e rëndë vjen një ditë pasi bashkëshorti i saj Dritan Hallunaj kaloi Vetting-un, duke u konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Mbeten engimatike shkaqet që e kanë çuar 37-vjeçaren në aktin e rëndë të vetëflijimit, ndërsa policia vijon hetimet.


KOHA JONË SONDAZH

