Vret veten në Lushnje, në letër tregon se kishte vrarë të dashurën në Golem
Vret vajzën me të cilën shoqërohej më pas qëllon dhe veten. Policia ka arritur të zbardhë një krim të dyfishtë nisur nga letra që Sokrat Shani, banues në Krutje të sipërme të Lushnjes kishte lënë në banesën e tij ku kishte kryer vetëvrasjen.
Sipas policisë 65 vjeçari kishte kryer vetëvrasje me një pistolete “TT” në orët e para të mëngjesit të 15 gushtit 2016.
Policia informon: “Si pasojë e një hetimi profesional u gjet një letër ku shkruhej një adrese dhe nje emer ne Golem te Kavajës. Për këtë u bashkëpunua me Komisariatin e Policisë Kavajë dhe gjatë kontrollit të kësaj banese, në njërën nga dhomat e saj u gjend e vdekur dhe me shenja dhune shtetasja Jonida Çanaku 29 vjeç, banuese në fshatin Kryekuq Divjakë, shtëpiake”
Vajza kishte dy dite e larguar nga banesa- Sipas deklarimit të familjarëve Jonida kishte dy ditë e larguar nga banesa dhe u kishte thënë prindëve se do shkonte tek tezja.
Policia informon: “Nga kqyrja e te dyja vendngjarjeve dhe te gjitha provat e mbledhura paraprakisht, rezulton se shtetasi Sokrat Shani është autor i vrasjes së shtetases Jonida Çanaku, me të cilën shoqërohej kohët e fundit, dhe më pas ka vrarë veten”
Krimi u zbardh nga drejtoria vendore e policisë Fier.
29 vjeçarja është gjetur e lidhur dhe trupi i saj drejt dekompozimit çka tregon se krimi mund të jetë kryer 48 orë më parë
KOHA JONË SONDAZH

