Vri*et 61-vjeçari, autori ende në kërkim! Dyshohet se janë kushërinj, rrethanat ende të paqarta

Një vrasje me armë zjarri ka tronditur këtë mbrëmje fshatin Abat të Shalës në Shkodër, ku viktimë ka mbetur 61-vjeçari Piro Prroni.

Autori është identifikuar nga policia, me iniciale N.M. dhe është shpallur në kërkim. Mendohet se viktima dhe autori i dyshuar janë kushërinj me njëri-tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur në rrethana të paqarta, teksa policia bën me dije se është ngritur një grup i posaçëm hetimor për të zbardhur vrasjen dhe sqaruar rrethanat e dinamikën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Uniformat blu nuk kanë shkuar ende në vendngjarje për shkak të zonës së thellë malore ku ka ndodhur krimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?