Vritet dhe digjet brenda në makinë. 53-vjeçari lidhje intime në Shqipëri?
Një vrasje misterioze dhe makabre ka tronditur banorët e fshatit Derven në Fushë-Krujë. Banorët telefonuan policinë pasi panë një automjet të djegur tërësisht, por kur mbërriti policia, u shokuan pasi brenda automjetit u gjetën mbetjen e një kufome.
Viktima dyshohet se është një shqiptar nga Kosova, i identifikuar si Xhaferr Osmani. Të paktën te kjo e dhënë arrihet përmes pronësisë së automjetit tip “Volkswagen Turan”, me targa të Mitrovicës, i cili figuron i regjistruar në emër të Osmanit. Policia e Durrësit tha zyrtarisht se viktima dhe makina u gjetën në fundin e një toke.
Paraprakisht dyshohet se viktima kishte një lidhje dashurie me një femër në Fushë-Krujë. Ngjarja dyshohet të jetë kriminale, megjithatë grupi hetimor po punon për saktësimin e plotë të rrethanave.
Ngjarja ende mbetet misterioze, pasi nuk dihet asgjë nga rrethanat sesi ka ndodhur. Ndërsa ekipet mjeko-ligjore kanë marrë kufomën nga automjeti i djegur për t’i bërë ekspertizën dhe AND-në në morgun e QSUT në kryeqytet.
KOHA JONË SONDAZH

