FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vritet kandidati me 7 plumba në kokë dhe trup, autori me skafandër motori në kokë

Zgjedhjet lokale u gjakosën. Biznesmeni Ardian Nikulaj u ekzekutua këtë të mërkurë në Shëngjin. Një person i maskuar me skafandër motori është futur dhe e ka qëlluar me armë brenda lokalit të tij ”Coral”. Nikulaj ishte kandidat i PSD-së për Këshillin Bashkiak në Lezhë për 14 Majin. Po ashtu ai ka qenë kandidat për deputet në 2021 me po të njëjtën parti.

Nikulaj është qëlluar me 7 plumba në kokë dhe në trup. Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim. Konkretisht në vitin 2003 ai është dënuar me katër muaj burg për armëmbajtje pa leje, kurse në vitin 2006 ka marrë gjobë për kontrabandë dhe falsifikim dokumentesh.

Autorët të cilët vranë biznesmenin rreth orës 13:30 janë larguar me motor. 51-vjeçari ka qenë i vetëm në lokalin e tij ”Coral” dhe dyshohet se atentatorët kanë shkuar me motor, kanë qëlluar dhe më pas janë larguar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autori ka hyrë me skafandër motori në kokë brenda lokalit i veshur me jelek fosforeshent dhe e ka qëlluar dy herë me pistoletë dhe është larguar me motor. Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit apo autorëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?