Vritet me armë zjarri një 19-vjeçar në Shkodër
Aktualitet E Diel, 18 Shtator 2022 21:07
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në qytetin e Shkodrës. Viktima është një djalë i ri, i quajtur Erion Xh. 19 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Bujar Bishanaku” pranë një lokali. Rrethanat dhe dinamika e ngjarjes është e paqartë.
Viktima u qëllua me armë nga persona të paidentifikuar. Në skenën e krimit ndodhen forca të shumta policore dhe e gjithë zona është e rrethuar nga uniformat blu.
KOHA JONË SONDAZH

