Vritet me plumb në kokë i riu

Një person ka humbur jetën në Burrel pasi dyshohet se është qëlluar me plumb në kokë.

Burime nga policia lokale thanë se, 27-vjeçari Ervis Uka ka mbërritur i pajetë në spitalin e qytetit.

Kanë qenë bluzat e bardha që kanë denoncuar ngjarjen dhe policia ka nisur hetimet menjëherë.

Ende nuk dihet se ku ka ndodhur krimi, pasi nuk është zbuluar vendi i krimit apo dhe autorët e dyshuar.

SHKARKO APP