Vritet me thikë një shqiptar në Gjermani, arratisen autorët
Një shqiptar është vrarë në Leipsing të Gjermanisë, ndërsa rrethanat e ngjarjes janë të paqarta. Ai ishte sulmuar nga disa persona të panjohur dhe shiu ka fshirë gjurmët e krimit.
Siç shkruan “Focus.de”, disa persona të panjohur kanë qëlluar me thikë një shqiptar rreth orës 5:47 minuta të mëngjesit, ndërsa ai ishte duke dalë nga shtëpia. Këtë e ka konfirmuar një zëdhënës i policisë gjermane.
Ende nuk janë dhënë detaje se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, se nga kush është sulmuar shqiptari dhe cilat janë motivet e kësaj ngjarjeje.
KOHA JONË SONDAZH

