Vritet miku i Shullazit, hetimet: 6 persona morën pjesë

Të paktën gjashtë persona mendohet se kanë marrë pjesë në atentatin mafioz ku u vra 39-vjeçari Edison Harizaj, i njohur si padrino i Vlorës bashkë me mikun e tij Genci Çaçi. Hetuesit dyshojnë se Harizaj është mbajtur në vëzhgim në Tiranë mbrëmjen e të martës, (6 nentor) dhe në momentin që u nis drejt Durrësit në makinën tip Audi A8 së bashku me Genci Çaçi, autorët janë vënë në ndjekje të objektivit duke ecur pas tyre në distancë të afërt me një automjet ende të pa identifikuar.

Ndërkohë persona te tjerë dyshohet se e prisnin makinën ku ndodhej Edison Harizaj pikërisht në vendin e atentatit ku ishte zgjedhur një zonë pa ndriçim dhe pa asnjë kamera sigurie. Në momentin kur makina e Harizajt u afrua pranë Urës së Plepave, autorët kanë lëvizur kundravajtje dhe i kanë dalë përpara duke i zënë rrugën.

39-vjeçari nga Vlora, i cili ndodhej në drejtimin e mjetit ka tentuar të shmangë makinwn përballë dhe ka hyrë në një rrugë dytësore ku ishin vendosur ekzekutorët të armatosur me armë të rënda.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë moment Harizaj dhe miku i tij janë përballur me breshëri automatiku për disa minuta ndërsa makina tip Audi A8 është bërë shoshë nga plumbat. Sipas hetuesve, në ngjarje janë përdorur dy armë të cilat kanë kryer goditje mbi automjetin e viktimave me mbi 50-55 predha. Sipas kqyrjes së mjekëve ligjorë, Harizaj që ndodhej në timon, mori katër plumba duke ndërruar jetë menjeherë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndersa Çaçi ka pësuar gjashtë goditje, por arriti të mbijetonte deri rreth 20 orë pas atentatit kur humbi jetën mbrëmjen e të mërkurës në spitalin ushtarak. Policitë e Durrësit, Vlorës dhe Tiranës kane shoqeruar mbi 25 persona por pasi janë marrë në pyetje ata jenë lënë sërish të lirë dhe momentalisht policia nuk ka ndaluar ndonjë person të dyshuar për këtë atentat mafioz që tronditi Durrësin mesnatën e të martës.

Pistat

Pista paraprake e ngritur nga grupi hetimor për këtë ngjarje është ajo e hakmarrjes. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se autorët kanë qenë në dijeni të lëvizjes së Harizajt dhe Cacës që po lëviznin me mjetin tip “Audi” dhe u kanë dalë përballë duke lëvizur kundravajtje, në kahun e kundërt të rrugës. Menjëherë pas ngjarjes dhe kontrolleve të policisë për gjetjen e kapjen e autorëve, u gjet vetëm një mjet i djegur plotësisht pranë varrezave të fshatit Shënavlash, që dyshohet se është përdorur nga autorët.

Ndërkohë, viktima Harizaj, edhe kur ishte liruar nga burgu ishte bërë objekt hetimi, pasi në atë kohë, në tetor të vitit 2010, u arrestua kancelarja e Gjykatës së Krujës së bashku me bashkëshortin e saj avokat, pasi dyshoheshin se kishin marrë rreth 11 milionë lekë të vjetra nga Edison Harizaj për të ndikuar tek gjyqtarët për lirimin e tij. Por kjo akuzë ndaj kancelares nuk u vërtetua asnjëherë. Harizaj dyshohej se u vinte gjoba në Vlorë biznesmenëve, merrej me trafik droge dhe vendosje eksplozivi.

Edison Harizaj njihej si ndër personat më të rrezikshëm ne Vlorë dhe si i forti i këtij qyteti. Pika kontrolli janë ngritur në Tiranë, Fushë Krujë dhe Kavajë, ndërsa deri tani janë 12 të shoqëruar.

Nga vrasja e gjyqtarit Konomi, te rrëmbimi i Xhaferrit

Edison Harizaj ishte i përfshirë në disa ngjarje kriminale në vend dhe njihesh si miku i Shullazit. Emri i tij është i lidhur me zhdukjen e Albano Xhaferrit në Vlorë por edhe me ngjarje të tjera kriminale. Harizaj dyshohej se vinte gjoba në Vlorë, merrej me trafik droge dhe vendosje eksplozivi. Burimet bëjnë me dije se Edison Harizaj është hetuar edhe për vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi në Vlorë por nuk u gjetën prova. Skerdilajd Konomi, gjykatës i rrethit gjyqësor Vlorë, u ekzekutua në Vlorë gjatë një atentati të tipit mafioz në 9 shtator 2011. Makina e tij shpërtheu nga një eksploziv i telekomanduar, ndërsa gjyqtari ishte në timon dhe po lëvizte në bulevardin Vlorë-Skelë. Më 18 qershor 2018 në orën 12:30 minuta Albano Xhaferri, 34-vjeç doli nga banesa e të atit për të mos u kthyer më. Një muaj më vonë, 19 korrik, u zhduk dhe shoku i tij, një 24 vjeçar. Albano njihej nga shokët dhe miqtë e tij me pseudonimin Cëqe. Familjarët bënë denoncimin e zhdukjes 5 ditë më pas.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?