Vritet në Siri shqiptari nga Kosova, premtoi se do të kthehej “me koka të prera”

 

Një shqiptar nga Kosova, Agim Arifi,  është vrarë në Siri, gjatë luftës krah ISIS.

Arifi  është nga Llabjani i Novobërdës me vendbanim në Obiliq, dhe dyshohet se u vra rreth katër ditë më parë në Siri.

Ai së bashku me gruan dhe dy fëmijët e tij jetonin në Obiliq shkoi  në Siri një vit e disa muaj më parë.

Autoritetet shqiptare të Kosovës thanë se Arifi është dënuar më parë për tentative vrasjeje. pas ikjes në Siri, Agimi e kishte ndërruar emrin në Ebu Hatabi.

Një vit më parë ai postoi një video në Youtube duke kënduar në gjuhë arabe dhe duke u betuar se do të kthehet në Kosovë me koka të prera. Mediet kosovare e kanë dhënë lajmin për vdekjen e tij, ndërsa  zyra për informim në Policinë e Kosovës, as e ka mohuar dhe as e ka pohuar atë.

SHKARKO APP