Vritet në Siri xhihadisti kosovar, shok i ngushtë i Lavdrim Muhaxherit
Edhe një tjetër kosovar i cili po luftonte përkrah forcave të ISIS në Siri është vrarë gjatë javës së kaluar.
Basri Sylejmani, nga lagjja Kodra e Trimave, Prishtinë, është kosovari i radhës i cili është vrarë në Siri.
Mediat kosovare bëjnë të ditur se ai është vrarë javën e kaluar, gjatë bombardimeve të një kampi të ISIS-it në Siri.
Sipas të njëjtit burim, Sylejmani kishte lënë gruan e tij në Kosovë, për t’u bashkuar me forcat e ISIS në Siri. Ndërkohë gjatë qëndrimit të tij atje, ai është martuar edhe një herë.
Sylejmani njihet si shok i ngushtë i terroristit të famshëm, Lavdrim Muhaxheri. Ai, kur raportohej për vrasjen e Lavdrimit, përmes rrjeteve sociale kishte përgënjeshtruar mediat.
KOHA JONË SONDAZH

