Vritet një polic në Maliq, një tjetër i plagosur
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq në zonën e Lozhanit. Bëhet me dije se një polic ka mbetur i vrarë gjatë një operacioni, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Viktima është identifikuar si E. Mekolli ndërsa i plagosuri është E. Adri.
Rrethanat janë ende të paqarta. Dy efektivët e Shqiponjave kanë qenë në ndjekje të një personi në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike i identifikuar si V. Braçellari. Edhe ky i fundit mësohet se ka mbetur i plagosur.
Gjatë aksionit ka pasur shkëmbim zjarri ndërmjet personit nën kërkim dhe policisë. Nga ky shkëmbim zjarri mbeti i vrarë një efektiv policie, mbeti i plagosur një tjetër polic dhe gjithashtu personi i shpallur në kërkim që edhe është ndaluar. Theksojmë që ngjarja ka ndodhur në periferi, në një zonë malore të njësisë administrative Lozhan.
Po ashtu bëhet e ditur se fillimisht policia i kishte shkuar te shtëpia personit të shpallur në kërkim, shtetasit V. Bracellari, ndërsa gjatë shkëmbimit të zjarrit u qëllua për vdekje polici dhe u plagos kolegu i tij. Po ashtu raportohet se autori i dyshuar është arrestuar dhe ndodhet në spital, pasi dhe ai është plagosur. Autori ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë.
KOHA JONË SONDAZH

