Vritet një tjetër “luftëtar” kosovar në Siri
Ekrem Hasani nga Klina e Kosovës pati shkuar në Siri për t’iu bashkuar luftës së ISIS për xhihad por është vrarë të mërkurën në Siri.
Lajmin e kanë bërë të ditur burime mediat kosovare, sipas të cilave Ekrem Hasani është vrarë të mërkurën gjatë luftimeve në një qytet atje, ndërsa për vdekjen e tij është bërë e ditur të shtunën.
Hasani pretendohet se është varrosur në Siri.
Atij i është hapur e pame edhe në Klinë nga të afërmit e tjerë.
Ekrem Hasani, është vëllai i Arben Ibn Hasanit, të cilët kanë shkuar në Siri familjarisht, duke marrë me vete edhe gratë dhe fëmijët.