Vr*në babain, shtyhet gjyqi ndaj tre fëmijëve të Pëllumb Metës, zbulohet arsyeja

Në Gjykatën e Durrësit këtë të martë u mbajt seanca e radhës ndaj fëmijëve që akuzohen se vranë babanë e tyre, Pëllumb Metën, në ShënVlash. Gjyqtarja Suela Xhani vendosi që seanca të mbahet me dyer të mbyllura, ndërsa në sallë ishte i pranishëm është vetëm Amarildo Meta, vëllai i vogël.

Hygerta Meta akuzohet vetëm për fshehje dhe asgjësim të kufomës, në bashkëpunim. I pandehur për vrasjen është vetëm djali i madh i viktimës, Hyseni. Për shkak të mungesës në gjyq të Hysen dhe Hygerta Metës, dy fëmijëve të tjerë të viktimës, të tre të arrestuar për krimin, gjykata ka shtyrë procesin duke kërkuar praninë e tyre fizike, të detyruar në seancë, për të dhënë deklarimet e para.

Në dhjetor, Prokuroria e Durrësit përfundoi hetimet dhe çoi për gjykim pesë persona të akuzuar për përfshirjen e tyre në këtë krim të rëndë, mes të cilëve janë tre fëmijët e viktimës, nëna e tyre, dhe një person tjetër që ka ndihmuar në fshehjen e provave. Akuza për vrasje në bashkëpunim rëndon mbi vëlla e motor Hysen dhe Hygerta Meta. Hysen Meta, një nga të akuzuarit kryesorë, përballet me akuzat për “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”, e kryer në bashkëpunim.

Hygerta Meta, e cila ka marrë përsipër krimin, akuzohet gjithashtu për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, si dhe fshehje e asgjësim të kufomës. Ndërkaq vëllai i tyre Amarildo Meta, akuzohet për “Fshehjen dhe asgjësimin e kufomës”, të kryer në bashkëpunim, bazuar në nenin 303 të Kodit Penal. Blerina Meta, bashkëshortja e viktimës, akuzohet për “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, në bazë të nenit 301 të Kodit Penal.

SHKARKO APP