Vr*sja e 52-vjeçares, avokati i autorit: Nuk e ka pranuar krimin, por as edhe bashkëjetesën

”Arrest me burg” është masa që dha Gjykata e Korçës për autorin e dyshuar të vrasjes së 52-vjeçares në Pogradec. Avokati i këtij të fundit, Denis Mekolli në një prononcim për mediat tha se Ilirjan Selmani asnjëherë nuk e ka pranuar se e ka kryer krimin.

“Fillimisht dua të shprehim një ndjesë për viktimën, pavarësisht nëse është apo jo i mbrojtur nga unë. I mbrojturi nga unë në asnjë moment nuk e ka pranuar autorsinë e kryerjes së veprës penale, as në polici, as para gjykatës dhe as gjithë procedurës të pyetjeve të bërë ndaj tij. Ka mbajtur një qëndrim që ka të bëjë me personalitetin e tij që është një djalë shumë i mirë dhe kurrsesi nuk mund të kryej një krim kaq të rëndë.

Edhe faktin e bashkëjtesës me viktimën ai nuk e ka pranuar. Ai ka pranuar që ka pasur një njohje, por jo bashkëjetesë. Bashkëjetesa i referohet ligjit dhe përcaktimeve të bëra në kodin e familjes se si është e ndërtuar bashkëjetesa. Kurrsesi nuk jemi në rastet e bashkëjetesës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prokuroria ka paraqitur një sërë provash për të ruajtur konfidencialitetin e këtij hetimi. Ne nuk prononcohemi në lidhje me këto prova të garantuara nga ana e policisë deri në këto momente, por me bindje ne si mbrojtje deklarojmë para jush që prova dhe dyshim të arsyeshëm të bazuar në prova për të mbrojtur prej meje si autor i kësaj vepre penale nuk ka. Kjo është bindja jonë deri në këto momente”, tha avokati.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund Mekolli tha për gazetarët se Selmani shprehu keqardhje kur mori vesh se 52-vjeçarja kishte ndërruar jetë. ”Ai nuk ka pranuar në asnjë moment autorsinë e krimit të ngarkuar ndaj tij. Ka shprehur keqardhje për viktimën, duke qenë i shokuar në lidhje me lajmin që ka marrë për të”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?