Vr@sja e Alfred Dedjës dhe pistat ku po heton policia

Opinioni publik u trondit nga ngjarja e rëndë që ndodhi në një lokal në Ndroq, ku mbeti i vrarë 50-vjeçari Alfred Dedja. Ai u qëllua me 5 plumba nga 27-vjeçari Julian Gjoshi. Policia ka pistë kryesore atë të konflikteve për prishje të pazareve të drogës. Të dy protagonistët si autori Julian Gjoshi në kërkim dhe viktima janë persona me precedentë penalë.

Janë kryer kontrolle në disa zona jo vetëm, në Shijak që është origjina e autorit 27-vjeçar, por edhe në Tiranë e Durrës. Autori vijon ende në kërkim. Janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje familjare dhe rrethi miqësor i 27-vjeçarit Gjoshi. Ata janë shprehur se nuk janë në dijeni për rrethanat e krimit apo ndonjë konflikt të mundshëm mes autorit dhe krimit. Edhe familjarë të viktimës kanë pohuar se nuk kanë pasur dijeni.

Sot policia është rikthyer në vendin e krimit për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes dhe për të siguruar dëshmi të reja. Pas kontrolleve policia ka gjetur vetëm makinën e autorit të vrasjes në Ndroq. Autori i kësaj ngjarjeje është kuanti i Altin Hajrit i cili është në kërkim ndërkombëtar. Në resortin e Hajrit ka qenë i punësuar si menaxher Alfred Dedja dhe këtu nis lidhja mes autorit dhe viktimës.

SHKARKO APP