Vr*sja e Anestit, Gjykata lë në burg nënë e bijë dhe të dashurin e 26-vjeçares. Të tre mohojnë krimin

”Arrest me burg” është masa që vendosi Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier për tre të akuzuarit e vrasjes së Anesti Ramës disa ditë më parë në Frashër të Fierit. Tre të dyshuarit Emalinda Rama, 26-vjeçe, nëna e saj Valbona Rama 53-vjeçe dhe Çlirim Dogani, 55-vjeçari banues në Arapaj dolën sot para trupit gjykues të përbërë nga gjyqtare Klodiana Keyeziu dhe prokurore Lorena Sallillari.

Ata akuzohen për vrasjen makabre të 56-vjeçarit nëpërmjet mbytjes me tel, goditjes me sende të forta dhe dëmtimeve në pjesët intime. Ngjarja e rëndë shokoi mbarë opinionin publik, edhe për vetë dritëhijet me të cilat u shoqërua kjo ngjarje tronditëse për shkak të dëshmive kontradiktore. Me pranga në duar, kokat drejt dhe të qeta ku policia i kishte lidhur me të njëjtat pranga të dyja, ato u panë teksa hynin në godinë, të shoqëruara nga efektivët. Nënë e bijë dhe Dogani ishin në të njëjtin mjet policie.

Pritet përgjigjia e analizave të ADN-së për hedhur më shumë dritë për zbardhjen e së vërtetës, dhe veçanërisht për rolin e Çlirim Doganit në këtë histori. Gjatë sulmit janë përdorur sende të forta dhe mjete prerëse, teksa sipas ekspertizës, viktima ka pasur dëmtime edhe në pjesët intime, të shkaktuara pas mbytjes. Dogani e ka mohuar akuzën e implikimit në krim, teksa dyshohet se 26-vjeçarja mund të ketë pasur lidhje intime me të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nënë e bijë e kanë pranuar krimin, duke u mbrojtur se shkak ishte dhuna e vazhdueshme në familje që ushtronte 56-vjeçari. Hetimet tregojnë se viktima keqtrajtohej nga familjarët, teksa jetonte edhe në dhomë të veçuar. Investigimi mbetet aktiv nga organet ligjzbatuese, Polici-Prokurori, për ta zbardhur plotësisht ngjarjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?