Vr*sja e Behar Sofisë, jepet dënimi. 30 vite burg për 4 të akuzuarit
Gjykata e Posaçme ka shpall vendimin përfundimtar për të akuzuarit për vrasjen e Behar Sofisë. Me 7 vite burg gjykata ka dënuar bashkëpunëtorin e drejtësisë Ernejt Shyti. Ndërsa për Skënder Vathin, Xhuliano Vishan dhe Leonard Xhiuxha me nga 30 vjet burg.
Kujtojmë se Behar Sofia u vra mëngjesin e 25 shkurtit 2021 shumë pranë Piramidës në Tiranë. Ai u transportua fillimisht në spital, por ndërroi jetë atje. Dëshmitarët raportuan se nuk u dëgjuan krisma dhe dyshohet se personi mund të jetë qëlluar me armë zjarri me silenciator.
Behar Sofia sapo kishte dalë nga kafeneja në një qendër tregtare në rrugën e Elbasanit. Por këto do të ishin minutat e fundit të jetës së tij pasi pak metra më tutje, në unazë, në afërsi të Lanës e priste vrasësi.