Vr*sja e biznesmenit Bujar Nasufi, drejtori i Policisë Tiranë zbulon detaje nga hetimet
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Elton Alushi, ka dhënë detaje nga hetimet për vrasjen e biznesmenit Bujar Nasufi te zona e Pallatit me Shigjeta në Tiranë. Alushi tha se hetimet për zbardhjen e vrasjes së Bujar Nasufit janë komplekse dhe dimamike. Sipas tij janë mbledhur dhe administruar prova shkencore dhe kompjuterike që do ti sherbejnë hetimit për zbardhjen e ngjarjes.
Reagimi i Policisë
Në lidhje me ngjarjen e rëndë kriminale të ndodhur ditët e fundit në Tiranë ku u vra me armë zjarri shtetasi Bujar Nasufi, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është e angazhuar maksimalisht për zbardhjen sa më shpejt të kësaj ngjarje kriminale. Nën drejtimin e Prokurorisë po punohet intensivisht, duke përdorur metodat speciale të hetimit dhe shfrytëzuar Inteligjencën policore në fuksion të zbardhjes dhe dokumentimit ligjor të kësaj ngjarje.
Gjithashtu janë mbledhur dhe administruar prova shkencore dhe kompjuterike që do ti sherbejnë hetimit për zbardhjen e ngjarjes. Hetimet janë në dinamikë dhe komplekse dhe për këtë arsye nuk mund të bëjmë më dije të dhëna më shumë për këtë rast. Të nderuar përfaqësues të medias, të nderuar qytetarë.
Ju siguroj se Strukturat e Policisë së Qarkut Tiranë , janë maksimalisht të angazhuara për të parandaluar dhe goditur krimin dhe për të krijuar një ambient sa më të sigurtë dhe në këtë kuadër i ftoj qytetarët që të ndihmojnë dhe mbështesin Policinë duke adresuar çdo informacion sado i vlefshëm qoftë në lidhje me ngjarjen e ndodhur por dhe për të denoncuar çdo paligjshmëri që ata konstatojnë e përballen, pasi vetëm nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë polici dhe komunitet mund të garantojmë një ambient sa më të sigurt.