Vr*sja e biznesmenit, Policia gjen motorin e djegur të autorëve

Policia e Tiranës ka gjetur motorin e djegur të autorit/ëve të vrasjes së biznesmenit Bujar Nasufi. Krimi ndodhi në zonën e Pallatit me Shigjeta në Tiranë. Motori është gjetur i shkrumbuar në zonën e Kodrës së Diellit, ndërsa tashmë është duke iu nënshtruar një ekspertize të thelluar nga drejtoria e Policisë së Tiranës.

Nasufi ishte pronar i një mobilerie dhe ekzekutimi i tij ndodhi teksa ai ishte me bashkëshorten e tij në makinë, pranë derës së shtëpisë. Deri më tani nuk janë identifikuar autorët dhe nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, por Policia po heton edhe për konflikte familjare, pasi dyshohet se viktima ka pasur konflikte pronësie me anëtarë të fisit të tij.

Atentatori ka qenë duke e pritur viktimën në afërsi të banesës. Kanë qenë dy automjete, një e viktimës dhe tjetra e vëllait të tij që kanë qenë duke u afruar në banesë. Të dyja familjet jetojnë në një godinë, pallat që e kanë ndërtuar para disa vitesh. Në rrugicën është futur mjeti i të vëllait, ndërsa pas saj ka qenë mjeti i viktimës. Sapo ky i fundit ka dashur të parkojë në rrugë, autori është afruar dhe e ka qëlluar dhe më pas është larguar me motor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?