Vr*sja e dyfishtë në Athinë, rrëfimi i 45-vjeçares para krimit dhe çfarë zbuloi ekspertiza
Detaje të reja janë zbardhur për vrasjen e 45-vjeçares Lulieta Obzova në Nea Smyrni të Athinës. Sipas hetimeve, 50-vjeçari Altin Allmuça e kishte pritur viktimën pranë pallatit ku ajo banonte dhe hyri pas saj në momentin që ajo hapi derën.
Ngjarja ndodhi brenda pak sekondash. Ai dyshohet se e goditi me shqelm, duke e rrëzuar në tokë, dhe më pas i drejtoi armën. Gruaja ngriti duart në përpjekje për t’u mbrojtur, por autori dyshohet se e tërhoqi zvarrë dhe e qëlloi në kokë. Pas krimit, ai vrau veten.
Policia po analizon kamerat e sigurisë, telefonin dhe pajisjet elektronike të 50-vjeçarit për të zbardhur lëvizjet dhe komunikimet e tij para ngjarjes. Viktima dyshohet se i kishte treguar motrës se kishte vendosur të ndahej nga ish-partneri për shkak të xhelozisë së tij. Ajo i kishte thënë se ai vazhdonte ta ndiqte dhe se kishte frikë prej tij.
Hetuesit po shqyrtojnë edhe dëshminë e bashkëshortes së autorit, e cila ka deklaruar se gjatë 18 muajve të fundit kishte vënë re ndryshime në sjelljen e tij dhe se edhe ajo kishte frikë prej tij. Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivin e krimit.
KOHA JONË SONDAZH

