Vr*sja e efektivit, flet daja i Azganit që vijon të jetë në arrati: Po e gjeta, do ta dorëzoj vetë në polici

Azgan Mërnica vrau me armë zjarri efektivin Novruz Cenalia, dhe vijon të jetë në arrati. Daja e tij, i bën thirrje 23-vjeçarit që të dorëzohet kudo që është. Ai theksoi se nuk e di se ku është nipi, duke shtuar se nëse e gjen do të jetë vetë ai që do e dorëzojë në polici.

”Dua të shpreh ngushëllime për familjen, Zoti ju dhashtë forcë nuk dimë ça të themi. Motra ime me nipin po blinin ushqime. Motra ime është e pamundur për të four fare. Ka ndodhur çdo gjë shumë shpejt. Novruzin unë nuk e kam parë ndonjëherë. Ne nuk dimë asgjë. Po kërkojmë ku mund të jetë.

I kam rënë telefonit nuk përgjigjet. I kam shkruar e nuk përgjigjet. Ne më shumë kemi marrë vesh ngjarjen nga televizori se sa nga motra. Nuk kisha dijeni nëse nipi lëvizte me armë. Nuk e dimë nga e mori armën. Kam komunikuar me të gjithë që njohim dhe po kërkojmë të gjithë bashkë. Kam fol me policinë, i kam thënë që do e dorëzojë nëse e gjejmë po ne nuk kemi asnjë të dhënë”,-tha daja për ”Euronews Albania”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?