Vr@sja e Eglit, deputeti Sula: Ngjarja mund të jetë fshehur për shkak të frikës…

Deputeti i PD-së Dashnor Sula, ka komentuar vrasjen e Egli Progës në Pogradec. Sula tha se përgëzon shoqërinë shqiptare për reagimin e shumtë në lidhje me rastin. Ai tha se ngjarja fillimisht mund të jetë fshehur, edhe për shkak të frikës nga persona që kanë pushtet në zonën e Pogradecit. ”Përgëzoj shoqërinë shqiptare për reagimin. Shpreh ngushëllime për familjen e viktimës. Policia dhe sistemi ynë i drejtësisë janë hallka të dobëta. Ngjarja mund të ketë fshehur nga frika e atyre që kanë pushtet në zonën e Pogradecit. Kishim dhe një ngjarje tjetër të rëndë në Durrës, ku një shef policie shantazhonte një biznesmen që t’i jepte para. Kjo tregon se sistemi ynë, policia e drejtësia, kanë shumë probleme”, tha Sula.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?