Vr*sja e Ilarias, autori letër prokurorëve: Ajo kërkonte meshkuj të tjerë

Detaje të tjera kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e Ilaria Sulës nga ish-i dashuri i saj filipinas Mark Samson Në një letër drejtuar prokurorëve të Romës që po hetojnë çështjen, Mark Samson shpjegoi versionin e tij të vrasjes së studentes shqiptare.

“Nga ora 22:15 e 25 marsit deri në mesnatë folëm për marrëdhënien tonë, për faktin se më shqetësonte dhe isha lodhur duke pritur dhe ndërkohë ajo kërkonte njerëz të tjerë për t’u lidhur”, shkroi 23-vjeçari në letër, në të cilën jep fazat që i paraprinë goditjes me thikë të studentes shqiptare, ngjarje e ndodhur në apartamentin ku jetonte Samson me prindërit e tij.

”Po bëhej vonë, kështu që ajo më pyeti nëse mund të qëndronte natën në shtëpinë time. I dhashë disa pizhame që të flinte rehat. U shtrimë në shtratin tim dhe filluam të flasim për gjërat e mira që kishim përjetuar së bashku, përvojat, udhëtimet dhe nofkat që i vinim njëri-tjetrit”,-thotë më tej Samson.

Në letër ai zbulon edhe një detaj, me trupin e mbyllur në një valixhe brenda makinës, Samson rrëfen se ndaloi për të blerë cigare dhe një çakmak në një dyqan. Trupi i pajetë i Ilarias u gjet më 2 prill, ndërsa rezultonte e zhdukur që prej 25-marsit. Mark Antony Samson, pasi e goditi tre herë me thikë në banesën e tij, trupin e 23-vjeçares e futi në një valixhe dhe e hodhi në një zonë pyjore jashtë Romës.

SHKARKO APP