Vr*sja e Laert Kekajt ka 2 pista hetimi, autorët e përplasën me makinë dhe më pas e qëlluan me armë

Vrasja e Laert Kekajt në një atentat mafioz të shtunën e 9 shtatorit, ende nuk ka pistë dhe aq më pak autorë. Gjithçka që ka mundur të zbulojë Policia janë vetëm pamjet filmike të atij momenti fatal ku vrasësit kanë ndjekur shënjestrën e tyre, Laert Kekajn, duke i marrë jetën brutalisht.

Policia dhe Prokuroria e Vlorës kanë në duar një mori dëshmish, kryesisht të familjarëve të viktimës si dhe të miqve të tij. Po ashtu, edhe një dosje voluminoze që lidhet me një krim të ndodhur dy dekada më parë në qytetin e Vlorës, ku viktima u tha se ishte njëri nga dy autorët e një ngjarjeje të rëndë, me pasojë vdekjen e një kambisti.

Fillimisht është përplasur nga makina e autorëve, të cilët e kanë përplasur teksa udhëtonte me motor. Autorët e kanë goditur 41-vjeçarin pranë Biblotekës publike “Shefqet Musaraj” dhe e rrëzuan nga motori me të cilin po udhëtonte. Më pas kanë nisur të shtënat ndaj tij, ndërsa një plumb ka goditur edhe derën e bibliotekës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fokusi kryesor është përqendruar te përditshmëria e viktimës. Hetuesit i janë kthyer edhe ngjarjes së ndodhur 23 vjet më parë për të parë nëse vrasja të ketë qenë për hakmarrje, por duke qenë se viktima ka vijuar jetën normalisht pasi ka dalë nga burgu, madje duke mos u larguar nga vendi apo ruajtur, grupi hetimor ka dyshime të arsyeshme ta lërë pistën e hakmarrjes në plan të dytë si motiv të vrasjes së 41-vjeçarit Kekaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?