FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vr*sja e Liridonës, ambasadori: Suedia po asiston në zbardhjen e rastit, feminicidi është prezent këtu

Vrasja e Liridonës ka tronditur opinionin publik duke sjellë reagime të shumta qytetarë dhe zyrtarë. Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, thotë se shteti suedez po punon ngushtë me autoritetet e Kosovës për zbardhjen e këtij rasti.

“Ne jemi duke punuar pandërprerë rreth këtij rasti së bashku me autoritetet lokale të Kosovës. Ky është një rast shumë i ndjeshëm dhe ka shumë mister rreth këtij rasti, nuk mund të them më shumë, jemi duke punuar në këtë rast bashkë me autoritetet. Por, gjithashtu dua të theksoj se kemi debatuar shumë ditëve të fundit rreth dhunës ndaj grave dhe në fushatën “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës ndaj grave”, tha ai.

Westerlund theksoi se dhuna ndaj grave dhe vajzave është një “fenomen” prezent në Kosovë, ku raportimet e shumta reflektojnë rritje të feminicidit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dua të nënvizoj se dhuna duhet të ndalet, janë më shumë se 2000 raste të raportuara nga policia për dhunën ndaj grave. Mbi 2000 raste janë shumë. Kemi 6 raste kundër femicidit dhe në Evropë 20, ku 3 raste janë gjatë vitit 2022, pra mjaft është mjaft”,- deklaroi ambasadori suedez.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?