Vr*sja e Liridonës, eksperti i sigurisë zbulon dy pista të reja hetimi

Zhdukja e një vajze në Suedi dhe humbja e 300 mijë eurove, janë dy pistat e reja që ka zbuluar eksperti i sigurisë në Kosovë, Bedri Elezi në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt me urdhër të bashkëshortit Naim Murseli. Një krim që ka shokuar mbarë shqiptarët dhe ka tronditur me detajet sesi u bë krimi famëkeq.

”Deklaratat e familjarëve dëshmojnë se marrëdhënie mes çiftit ishte e mirë, nuk kishte dyshime mbi përfshirjen e personave të tretë në aspektin gjinor. E vetmja gjë mbetet se dyshohet se një vajzë tjetër është zhdukur në Suedi.

Së fundmi ishte një biznesmen shqiptar që jeton në Suedi që tha se me Naim Murseli kishte humbur 300 mijë euro në skemat e mashtrimit. Babai i të dyshuarit në deklaratën e parë pati thënë se eventualisht mund të ketë pasur ndonjë sekret që e ndjera e dinte. Pas vizitës së babai pati në burg, deklaroi se djali i tij ishte i pafajshëm duke sjellë dyshime se ai mund të jetë nën presion”, u shpreh Elezi.

SHKARKO APP