Vr*sja e tifozit grek, autori 19-vjeçar tentoi të hyjë në Shqipëri. Arrestohet në Kakavijë
Policia greke ka arrestuar një nga personat e dyshuar si pjesë e grupit që ekzekutuan një tifoz grek një ditë më parë në Athinë.
Arrestimi i 19-vjeçarit Domagoj Pezer u bë në një autobus të linjës Athinë-Tiranë ndërsa po tentonte të kalonte pikën kufitare të Kakavijës, për të hyrë në Shqipëri. Menjëherë pas arrestimit i riu është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Athinës ku po merret në pyetje.
Sherri mes tifozëve kroatë dhe atyre grekë një ditë më parë, shkaktoi vdekjen e një personi, çka solli dhe shtyrjen e ndeshjes mes AEK dhe Dinamo Zagreb, e vlefshme për Champion League.
KOHA JONË SONDAZH

