Vr*sja e turistit, Principote Mykonos: S’kemi lidhje me beach-barin në Ksamil, kanë përdorur emrin tonë

Pas vrasjes së 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes në një beach-bar në Ksamil, ku autor i dyshuar është 29-vjeçari shqiptar Sokrat Vata, ka reaguar edhe marka e njohur Principote Mykonos.

Principote Mykonos sqaron se nuk ka asnjë marrëdhënie biznesi, bashkëpunimi apo lidhje tjetër me kompleksin në Ksamil, ku ndodhi incidenti.

Sipas kompanisë greke, emri “Principote” është përdorur në mënyrë të paligjshme nga biznesi në Shqipëri. Për këtë arsye, bëhet e ditur se ndaj subjektit janë ndërmarrë edhe hapa ligjorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në dritën e një incidenti tragjik që ndodhi së fundmi në qytetin shqiptar të Ksamilit dhe në një dyqan që po përdor ilegalisht emrin tonë të biznesit, sqarojmë, për të shmangur konfuzionin, se PRINCIPOTE MYKONOS nuk ka absolutisht asnjë marrëdhënie biznesi apo tjetër me lokalin e mësipërm shqiptar, i cili po përdor ilegalisht emrin tonë dhe kundër të cilit kemi ndërmarrë veprime ligjore, me qëllim që ta ndalojmë atë të përfshihet në konkurrencë të padrejtë në dëmin tonë, duke ‘korrur’ ilegalisht reputacionin ndërkombëtar që PRINCIPOTE MYKONOS ka fituar gjatë shumë viteve të ofrimit të shërbimeve të nivelit më të lartë”, thuhet në reagimin e ‘Principote’ Mykonos.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?