Vr*u 4 policë në vitin 2009, Gjykata e Lartë vendos për Dritan Dajtin

Këtë të martë, Gjykata e Lartë vendosi të shtyjë për në 11 qershor rekursin e bërë nga Dritan Dajti, kundër dënimit të tij me 25 vite burg. Seanca e planifikuar për sot dështoi për shkak të mosplotësimit të trupit gjykues.

Dajti u prangos në vitin 2009 për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, kryer ndaj punonjësve të policisë Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, akuza të cilat i mohon duke pretenduar se qëlloi me armë për t’u vetëmbrojtur pa e ditur se ata ishin policë.

Në atë ngjarje u vra edhe shoku i Dajtit, Ledion Mara si dhe u plagos një pushues. Në asnjë seancë gjyqësore Dritan Dajti nuk ka pranuar që t’i ketë vrarë katër punonjësit e policisë me qëllim, por ka theksuar se në përleshjen e asaj dite është vetëmbrojtur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?