Vr@u babanë për 70 mijë euro, Apeli lë në burg djalin dhe shokun e tij

Në seancën e kësaj të enjte, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, la në fuqi masën e sigurisë ”arrest me burg” për Esmerald Ballën, të riun që u arrestua për vrasjen e babait të tij më 13 gusht të këtij viti, Enver Balla.

E njëjta masë edhe për shokun e tij, Edison Brahaj, që akuzohet për moskallëzim krimi. Kërkesa për ndryshim mase ishte bërë nga ky i fundit nëpërmjet avokatit. Balla e kreu krimin me armën e zjarrit pistoletë, pas një sherri në familje për zhdukjen e 70 mijë eurove nga kasaforta e viktimës.

Gjatë konfliktit fizik, i dyshuari tha se shkrepi armën në vetëmbrojtje, pasi 62-vjeçari po përpiqej ta vriste teks shkonin me makinë te stani i tyre dhe dëshmitar ishte edhe Brahaj. Pas denoncimit për zhdukje, hetimet dhe përgjimet zbuluan të vërtetën, teksa krimi u pranua nga dy të rinjtë me rolet respektive dhe çështja është në proces nga Prokuroria.

Ngjarja ndodhi më 13 gusht, por denoncimi u bë më 15 gusht nga 30-vjeçari. Trupi i Enver Ballës u gjet pas rrëfimeve të të ndaluarve, në pusin ku ishte hedhur dhe pjesërisht i dekompozuar, me dy plagë plumbi në trup, një në kokë dhe një në gjoks.

SHKARKO APP