Vr*u dhe groposi Hysën, Apeli: 30 vite burg për Agron Tufën

Apeli i Përgjithëm ka lënë në fuqi dënimin me 30 vite burg të vendosur nga Gjykata e Krujës në vitin 2021 për Agron Tufën. Kjo për krimin makabër të vrasjes e më pas groposjes së Kejsi Hysës, ngjarje e ndodhur në Nikël të Krujës në vitin 2018.

Tufa u arrestua në janar të vitit 2024 në Bari të Italisë, pas bashkëpunimit me policinë italiane. Pas ekstradimit në Shqipëri në shtator të të njëjtit vit ai fitoi të drejtën e rivendosjes në afat te ankimimit në Apel ndaj dënimit.

Pas shqyrtimit me një trup tjetër gjykues, Apeli vendosi të lerë në fuqi vendimin e Gjykatës së Krujës, që e fajësoi Tufën me 30 vjet për “vrasje me dashje” në bashkëpunim”, “armëmbajtje pa leje” dhe “fshehje ose asgjesim të kufomës”. Kufoma e Hysës u fsheh në afërsi të Niklës, ndërsa dyshohet se ngjarja ndodhi për shkak të pazareve të drogës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?