Vr*u fqinjin në derë të shtëpisë, shefi i komisariatit: Shkak një kanalizim i ujërave të zeza

Shefi i komisariatit numër.5 Oliger Torba, ka dhënë detaje mbi vrasjen në Laknas. Ai thotë se autori është arrestuar në banesë, ndërsa shkak i sherrit që degradoi deri në vrasje ka qenë për shkak të një kanalizimi të ujërave të zeza.

“Autori i ngjarjes Maliq Marku u arrestua në banesën e tij, si dhe është bërë dokumentimi i të gjithë ngjarjes. Rezulton që janë dy të dëmtuar. Shefqet Hasa që ka ndërruar jetë dhe Besim Keça që ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nuk kanë pasur konflikte të mëparshme. Çiften e kishte pa leje, u kap nga shërbimet e policisë në banesë. Shkak për sherrin bëhet fjalë për një kanalizim të ujërave të zeza”,-tha Torba për gazetarët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?