Vuçiç: Nuk ka mbledhje të përbashkët Shqipëri-Serbi

Takimi i Nishit në tetor mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç pritet të ketë në qendër të diskutimit zhvillimin ekonomik dhe investimet në rajon. Temat e bisedimit i ka shpalosur vetë Vuçiç në të përditshmen e Beogradit “Politika”, ndërsa ka deklaruar se pjesë e takimit nuk do të jetë kryeministri i Kosovës Thaçi.

Vuçiç i quajti të pasakta informacionet se në Nish do të mbahet mbledhje e përbashkët e qeverive të Serbisë e të Shqipërisë.

Ai u shpreh se është me shumë rëndësi që Serbia dhe Shqipëria të punojnë bashkë në projektet ekonomike që do t’i bënin bashkë këto dy shtete e këta dy popuj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Projektet e tilla sipas tij do të jenë me interes për qytetarët e të dy popujve, dukeshtuar se Serbia është e gatshme për bashkëpunim.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në atë mbledhje nuk do të jenë (presidenti i Kosovës) Hashim Thaçi, as (kryeministri i Kosovës) Isa Mustafa, por përfaqësues politikë kosovarë të një rangu më të ulët”, citon “Politika” kryeministrin serb, Vuçiç.

Ai ka shtuar gjithashtu se në Nish do të vijnë edhe biznesmenë, meqë qëllim i takimit është forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe që sa më shumë kompani shqiptare të bëjnë tregti me ato të Serbisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?