”Washington Post”: Dhëndri i Trump dëshiron të kthejë një zonë të egër të Shqipërisë në një resort luksoz

Gjatë një prej udhëtimeve të tij të shumta në Shqipëri gjatë viteve të fundit, Jared Kushner shkoi për hiking përgjatë një bregdeti mesdhetar me duna rëre të paprekura dhe plazhe të rrethuara nga shkëmbinj. Vendi, tha ai në një intervistë, ishte “madhështor” dhe “natyror.” Ai gjithashtu e quajti atë një “kanavacë të jashtëzakonshme” për ëndrrat e tij për zhvillimin e projekteve luksoze. “Është një vend ku njerëzit do të donin të ishin,” tha Kushner. Tani, Kushner po kërkon të shndërrojë këtë pjesë të Shqipërisë në një lloj resorti luksoz për të cilin ish-presidenti Donald Trump do të mburrej.

Ky do të ishte projekti më i madh i Kushner deri tani, duke përdorur një pjesë të fondit të tij privat të kapitalit prej rreth 3 miliardë dollarë, i financuar kryesisht nga investitorë në Arabinë Saudite dhe shtete të tjera të Gjirit, për të sjellë turizmin ndërkombëtar në një zonë që ngeci sa i takon zhvillimit për shkak komunizmit. Projekti i planifikuar nga Kushner po përballet me reagime negative lokale dhe ndërkombëtare për shkak të mundësisë së dëmtimit të mjedisit. Grupet për ruajtjen e mjedisit paralajmërojnë se ndërtimi i vilave mund të shkatërrojë habitatin për pelikanët, flamingot dhe disa specie të rrezikuara, si dhe të minojë përpjekjet ndërkombëtare për të ruajtur një nga ekosistemet e fundit të egra bregdetare në Mesdhe.

“Kam shqetësime të mëdha,” tha Ryan Gellert, CEO i kompanisë Patagonia, e cila ka punuar me Shqipërinë për të ruajtur lumin e fundit të egër në Europë, Vjosën, jo shumë larg vendit ku Kushner planifikon të ndërtojë vilat luksoze. “Është një zonë mahnitëse, unike në të gjithë Mesdheun. Dhe ideja që ata ta zhvillojnë këtë, veçanërisht në mungesë të një masterplani, është një ide vërtet e keqe”, tha Gellert në një intervistë. Ky projekt është të paktën hera e dytë që Kushner ka bashkëpunuar me qeveritë në Ballkan që janë miqësore me ish-presidentin Trump, me ndihmën e të paktën një ish-zyrtari të administratës Trump me lidhje të thella me udhëheqësit e atyre kombeve, një praktikë biznesi që shumë Demokratë dhe kritikë të tjerë e quajnë konflikt interesi.

Ish-këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka pranuar miliarda nga fondet sovrane të investimeve të vendeve me të cilat ai kishte marrëdhënie si zyrtar qeveritar dhe tani po investon në vendet me të cilat do të merrej vjehrri i tij nëse zgjidhet sërish president. Sipas një letre të fundit nga kryetari i Komisionit të Financave të Senatit, Ron Ëyden, një Demokrat nga Oregoni, Kushner fiton rreth 40 milionë dollarë në tarifat e menaxhimi, pavarësisht se çfarë ndodh me investimin, dhe mund të fitojë shumë më tepër nëse marrëveshjet janë fitimprurëse. Kushner pranoi në një intervistë me The Ëashington Post se ai përfitoi nga marrëdhëniet e zhvilluara gjatë kohës që ishte në qeveri, por bëri një dallim midis shitjes së ekspertizës së tij dhe krijimit të një kompanie investimesh.

“Shumë njerëz” largohen nga qeveria dhe “ata në një farë mënyre shesin shërbimet e tyre, e dini, bazuar në marrëdhëniet e tyre. Unë nuk doja ta bëja atë,” tha Kushner. “Unë gjithmonë kam qenë një investitor.” Kushner dhe partnerët e tij gjithashtu kundërshtojnë që projekti do të dëmtojë ekosistemin. Asher Abehsera, CEO dhe partner i Affinity Global Development, firma e zhvillimit të Kushner, tha se projekti do të “përmirësojë” zonën, jo ta kërcënojë atë. Kushner tha se projekti do të “respektojë të gjitha kërkesat mjedisore” dhe do të jetë “shumë i qëndrueshëm”.

Kushner është ndihmuar nga fakti se Shqipëria po përpiqet të përfitojë nga bum turistik që po pasuron Evropën Jugore, përfshirë fqinjët në Ballkan. Dhe Shqipëria drejtohet nga një kryeministër që kishte kërkuar të punonte ngushtë me Trump gjatë mandatit të tij të parë dhe do të kishte një shans të dytë nëse Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë. Kryeministri, socialist Edi Rama, gjithashtu ishte takuar disa herë me të dërguarin e atëhershëm të posaçëm të Trump për Ballkanin, Richard Grenell, i cili tani punon për kompaninë e Kushner për të zhvilluar marrëveshje në Evropën Lindore.

SHKARKO APP