Xhaçka: Forcat e Armatosura dhe strukturat shtetërore pranë pensionistëve dhe familjeve në nevojë

Përmes një postimi në Facebook, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka njofton se Forcat e Armatosura po ndihmojnë qytetarët në nevojë në të gjithë vendin.

Ajo shkruan se janë identifikuar njerëz që kanë nevojë për kujdes me ndihmën e pushtetit vendor, prefektëve, punonjësve të shërbimit social, postës e mjekëve të familjes.

Xhaçka: Forcat e Armatosura dhe strukturat shtetërore nuk kanë qenë kurrë më afër komunitetit sesa këto ditë. Me ndihmën e pushtetit vendor, prefektëve, punonjësve të shërbimit social, postës e mjekëve të familjes po trokasim në çdo derë. Jemi pranë pensionistëve kryefamiljarë dhe familjeve në nevojë dhe kudo ku kemi identifikuar njerëz me histori dhe probleme të ndryshme që kanë nevojë për kujdesin tonë në këto ditë të vështira në atë që mund të konsiderohet operacion më i madh humanitar i kësaj dekade. Ju lutem kujdesuni për sigurinë tuaj, të familjes dhe komunitetit ku jetoni. Respektoni masat e marra! Qëndroni në shtëpi!

https://www.facebook.com/xhackaolta/videos/868751226934010/

 

SHKARKO APP