Xhaçka, Ligori e Leskaj hedhin në gjyq Jozefina Topallin

Dy deputete dhe një ish-deputete kanë hedhur në gjyq Kuvendin e Shqipërisë sepse nuk ka likujduar detyrimet financiare ndaj tyre. Olta Xhaçka, Shegushe Ligori dhe Valentina Leskaj kanë paditur kuvendin pasi në legjislaturën e kaluar, nuk janë shlyer financiarisht.

Bëhet fjalë për mospagim të pagave në legjislaturën, kur në krye të Kuvendit të Shqipërisë ka qenë Jozefina Topalli. Periudha e mospagesës ka të bëjë me muajt Shtator 2009- Maj 2010.

Tre deputetet asokohe bojkotuan punimet e Kuvendit, së bashku me deputetë të tjerë si Erjon Braçe, Mimi Kodheli dhe Qemal Minxhozi.

Objekti, shpallur sot nga Gjykata e Tiranës është ‘’Detyrim Pagimi i të gjitha përfitimeve financiare’’. 

SHKARKO APP