Xhaçka uron “1 Qershorin” me videon emocionuese: Për fëmijët do bëjmë gjithçka, që t’i rrisim të lumtur!

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, iu uron “1 Qershorin” të gjithë fëmijëve.

Me pamje emoiconuese të fëmijëve që takojnë prindërit e tyre ushtarakë, por edhe pamje të tjera, ministrja thekson se të vegjlit janë ata për të cilët do bëjmë gjithçka.

“Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve! Por një urim të veçantë për fëmijët e familjes sonë të madhe, për fëmijët e ushtarakëve shqiptarë! Si në çdo familje edhe për ne ata janë të parët. Janë ata për të cilët ne do të bëjmë gjithçka për t’i parë të rriten të lumtur, të shëndetshëm, të suksesshëm! Gëzuar!”, shkruan Xhaçka.

SHKARKO APP