Xhaçka vizitë në aeroplanmbajtësen “Abraham Lincoln” (FOTO)

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ishte e ftuar në aeroplanmbajtësen “Abraham Lincoln”, e dislokuar prej ditësh në Mesdhe. ”Aeroplanmbajtësja amerikane “Abraham Lincoln” prej ditësh po stërvitet në ujrat e detit Adriatik. Një prej 10 aeroplanmbajtësve të SHBA është njëherësh vendkomanda e Grupit të Nëntë Goditës të Forcave Detare amerikane. Vizita në të, ishte jo vetëm një eksperiencë e bukur, por mbi të gjitha, konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera që vendi ynë ka me aleatin e tij strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës në drejtim të mbrojtjes dhe sigurisë. Faleminderit Ambasadës Amerikanë në Tiranë U.S. Embassy-Tirana për ftesën dhe komandantit të aeroplanmbajtëses, kapiten Brouwne USS Abraham Lincoln MWR për mikpritjen, në stërvitjen më të veçantë pranë brigjeve shqiptare”, shkruan Xhaçka në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?