Xhafaj ikën nga salla
Në një seancë të jashtëzakonshme, Kuvendi votoi me 75 vota pro shkarkimin e Fatmir Xhafajt nga detyra si ministër i Brendshëm.
Siç edhe duket nga fotoja e siguruar Fatmir Xhafaj është ulur në fund të sallës, duke e lënë bosh karrigen e tij. Kuvendi i Shqipërisë me votat e deputetëve socialistë ka vendosur të shkarkojë ministrin e Brendshëm, Famir Xhafaj.
Por ajo që ra në sy ishte fakti se vetë Fatmir Xhafaj ka vendosur të braktisë sallën e parlamentit sapo përfundoi fjalën e tij.
Xhafaj nuk e ka pritur në sallën e parlamentit shkarkimin e tij, por doli jashtë duke mos ju përgjigjur as interesimit të gazetarëve.

KOHA JONË SONDAZH

