Xhafaj: SHBA dhe BE e kanë nisur projektin për reformën në drejtësi

Pavarësisht se efektet e ndryshimeve kushtetuese nuk kanë nisur, Fatmir Xhafaj në Vizion Plus lajmëron se ndërkombëtarët kanë filluar punën. Sipas Xhafajt, amerikanët po bëjnë përzgjedhjen e prokurorëve e gjyqtarëve amerikanë, të cilët do të asistojnë në seleksionimin e gjyqtarëve, prokurorëve e juristëve shqiptarë për institucionet e reja të drejtësisë.

 “Bashkimi Europian dhe SHBA e kanë filluar projektin. Janë duke bërë përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve amerikanë dhe europianë që do të vijnë të asistojnë. Po përgatisin infrastrukturën, po përgatisin financimet për projektin”,- thotë ai.

Ndërkohë, 3 protagonistët kryesorë të negociatave për reformën në drejtësi, kanë shpjeguar në emisionin “Kapital” në TV “Vizion Plus”, rrugën që përshkoi reforma në drejtësi, deri te miratimi i saj në orët e para të 22 korrikut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas miratimit me 140 vota socialisti Fatmir Xhafaj vlerëson se partia më e madhe e mazhorancës luftoi që përpjekja për konsensus, të mos cenonte thelbin e draftit kushtetues, ndërkohë që për Ylli Manjanin dhe Oerd Bylykbashin, konsensusi ishte elementi thelbësor i këtij procesi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në 25 korrik është seanca e fundit para se Parlamenti të marrë pushimet dhe bashkë me 7 ligjet e reformës duket se edhe debatet politike do të shtyhen për në vjeshtë atëherë kur kuvendi do të rinisë punën.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=auL_Kj35Cmg&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?